Negociatat mes Milanos dhe Sergio Ramos u mbyllën shpejt për shkak të kërkesave të këtij të fundit që lidheshin me pagën.
Chiringuito TV raportoi se negociatat kishin filluar midis Rossonerëve dhe mbrojtësit, i cili po largohet nga Real Madrid si një lojtar i lirë.
Sidoqoftë, Tuttomercatoweb dhe Calciomercato raportojnë se ishte një takim fillestar dy javë më parë dhe interesi shpejt u shua, përcjell Gazeta Sinjali Sport.
Milani po përpiqet të mbajë bilancin financiar, kështu që 15 milionë euro neto në sezon me një kontratë dy-vjeçare, u konsiderua e papranueshme nga italianët.
Skuadra e Serie A sapo pagoi 28.5 milionë euro për të blerë Fikayo Tomori nga Chelsea pas huazimit të tij gjashtë-mujor, kështu që Ramos nuk do t’i garantohej as minutazha e mjaftueshme. /Gazeta Sinjali Sport/