image Ramos flet për përballjen ndaj ish skuadrës: Do të vdes për PSG-në

Futboll

Ramos flet për përballjen ndaj ish skuadrës: Do të vdes për PSG-në

news image

Sergio Ramos ka thënë se “do të vdesë” për Paris Saint-Germainin në përballjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi do të luajë kundër ish-klubit të tij në të tetën e finales në garën më të madhe evropiane dhe është pyetur për emocionet.

Spanjolli u largua nga Los Blancos pas shumë vitesh për t’iu bashkuar PSG-së, mirëpo ka luajtur vetëm një herë për klubin e ri për shkak të problemeve muskulore.

“Ju e dini pasionin dhe dashurinë që e kam për Real Madridin. Tash është koha që ta mbroj PSG-në dhe do të bëj gjithçka që është e mundur që ta bëj këtë. Është skuadra që ka besuar tek unë. Do të vdes për PSG-në”.

“Do të kisha dashur që të mos e kem këtë konfrontim (me Real Madridin), por rikthimi në Santiago Bernabeu është shkak për t’u gëzuar, sepse nuk kam pasur një lamtumirë të duhur për shkak të kufizimeve për COVID”, ka theksuar Ramos. /Gazeta Sinjali Sporti/