Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka filluar fazën e riaftësimit nga lëndimi vetëm tetë ditë pasi e operoi gjurin, shkruan Sporti në Sinjali.
Ramos filloi punën në palestër duke bërë ushtrime aerobike, ngasje të biçikletës, zgjatje dhe disa ushtrime tjera duke ngritur peshë.
Kapiteni i Real Madridit që një muaj i ka munguar fushës së futbollit, prej humbjes 2:1 nga Athletic Club në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Ai pritet të mungojë edhe gjashtë javë tjera, që nënkupton se nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve./Sporti në Sinjali/