image Ramos ende ka ndjenja për Realin, por do të kualifikohet me skuadrën e tij, tregon edhe kur kthehet nga dëmtimi

Futboll

Ramos ende ka ndjenja për Realin, por do të kualifikohet me skuadrën e tij, tregon edhe kur kthehet nga dëmtimi

news image

Sergio Ramos ka komentuar shortin e Champions League.

Skuadra e Sergio Ramos, Paris Saint Germain, është vënë përballë skuadrës së Real Madrid, për 1/16 e finales së Champions League.

Lidhur me këtë ndeshje ka komentuar Sergio Ramos, i cili deri sezonin e kaluar ishte kapiten i Realit.

“Do të dëshiroja të kishim tjetër skuadër. Unë kam shumë ndjenja për Real Madridin dhe kjo gjë nuk ndryshohet”, ka thënë Ramos.

“Megjithatë, do të bëj gjithçka që skuadra ime të kualifikohet”, ka shtuar spanjolli.

Ramos kaloi te PSG gjatë verës së kaluar. Me skuadrën e re ai ka vetëm një paraqitje.

Ai po ashtu tha se nëse çdo gjë shkon sipas planit, do t’i rikthehet skuadrës gjatë javës në stërvitje.  /Gazeta Sinjali Sporti/