image Ramos edhe për dy vite lojtar i Real Madridit

Futboll

Ramos edhe për dy vite lojtar i Real Madridit

news image

Sergio Ramos ka një marrëveshje për të vazhduar me Real Madridin edhe për dy vite të tjera, raporton “El Larguero”, transmeton Sinjali Sportiv.

Kontrata aktuale e Ramosit skadon në fund të këtij edicioni, ku për shumë ditë është spekuluar mbi të ardhmen e tij, duke u lidhur me shumë skuadra evropiane.

Raportohet se interesimin më të madh për Ramos e kanë shprehur Juventusi dhe Paris Saint-Germain, por si duket spanjolli do të jetë pjesë e “Galaktikëve” të paktën edhe për dy vite tjera. /Sinjali Sportiv/