Sergio Ramos nuk do të luajë ndaj Nice në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligue 1.
Spanjolli debutoi me PSG gjatë fundjavës ndaj St. Etienne, por ngarkesa e plotë gjatë 90 minutave duket se ka ndikuar drejtpërdrejtë në formën e mbrojtësit.
Ramos u rikthye për të luajtur një ndeshje zyrtare pas 6 muajsh dhe tekniku Pochettino ka vendosur t’i japë pushim në mënyrë që të jetë në dispozicion për sfidën e të shtunës, ndaj Lens.
Diçka të tillë, tekniku e konfirmoi në konferencën e tij përpara takimit me Nice.
“Ramos ishte shumë i lumtur për debutimin e tij, por 15 minutat e fundit ishin të vështira. Mungesa e tij për një kohë të gjatë ka ndikuar dhe e prisnim diçka të tillë. Do të shohim deri përpara fillimit të sfidës, por besoj se Ramos ka nevojë për pak pushim, në mënyrë që të mos rrezikojmë me të, pikërisht kur ai tani është rikthyer”.
Nuk bëhët fjalë për ndonjë dëmtim, apo rikthim të problemeve për spanjollin, por stafi i parizienve nuk kërkon të bëjë lëvizje të nxituara, me një nga lojtarët i cili erdhi jo vetëm me bujë, por në javët e fundit ka patur zëra edhe për një “divorc” midis palëve. /Gazeta Sinjali Sporti/