image Ramadani: Unioni ballkanik, kurthi i Serbisë pro-ruse

Politikë

Politikë/ Ramadani: Unioni ballkanik, kurthi i Serbisë pro-ruse

news image

Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, idenë e Unionit ballkanik e ka quajtur një kurth të Serbisë pro-ruse, ndërsa mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit e konsideron një argument të mjaftueshëm që Shqipëria të mos jetë pjesë e kësaj ideje.

Ai në një postim në Facebook shkruan se sponsor i idesë së Unionit Ballkanik është Rusia, e cila vazhdimisht po e armatos Serbinë, pasi kjo e fundit nuk e dëshiron anëtarësimin e saj në NATO.

Ramadani thotë se fakti që Kosova as nuk ishte dhe as nuk është pjesë e këtyre iniciativave, kjo është një argument i mjaftueshëm që Shqipëria të tërhiqet nga ideja e Unionit Ballkanik.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kjo që ndodhi në Ohër nuk është samit Ballkanik. Nuk duhet të jetë dhe as nuk do të jetë i tillë. Është një kurth i Serbisë pro-ruse, që synon nxitjen e një alternative apo zëvendëdimi të integrimeve euro-atlantike. Pse kështu?

1. Serbia është në intensitetin më të lartë të armatosjes nga Rusia dhe qartë këtë e bën kundër pikërisht shteteve të rajonit;

2. Shtetet në Ballkan duhet ta pyesin edhe veten edhe Serbinë se çka po i duhet kjo armatosje e rëndë ruse?! Ndoshta e kanë pyetur në Ohër edhe rreth Qendrës Ruse të Spiunazhit në Nish, edhe rreth S400shit, edhe rreth dronëve kinezë…

3. Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe, rrjedhimisht përmes armatosjes ruse nuk është e ndërveprueshme me shtetet e Ballkanit;

4. Serbia zhvillon iniciativa të sponsorizuara nga Rusia, sepse këto e zëvendësojnë thelbin e BEsë në Ballkan;

5. Rusia po e sponorizon idenë e Unionit Ballkanik, ku thelbi i tij do të ishte Serbia. Këtu, domosdoshmërisht Rusia është fituesja.

6. Fakti që Kosova as nuk ishte dhe as nuk është pjesë e këtyre iniciativave është argument i mjaftueshëm që Shqipëria të tërhiqet.

Kjo nuk është lojë e rëndë. Është shqetësim rajonal. /Gazeta Sinjali/