image Ramadani tregon se kur do t'i kthehemi jetës normale e të dalim në kafene

Kosovë

Koronavirusi/ Ramadani tregon se kur do t’i kthehemi jetës normale e të dalim në kafene

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se së shpejti do të mund të dalim nga izolimi dhe t’i kthehemi jetës normale.

“… së shpejti edhe në kafiteri”, tha Ramadani në Zyrën e Ankesave në Dukagjin kur u pyet për këtë.

Ai theksoi se asnjë qytet në Kosovë nuk është lënë anash në këtë situatë me COVID-19 dhe i tërë territori i Kosovës është në mbikëqyrje.

Ramadani tha se Prishtina është kryeqytet dhe është top prioritet, e vëmendje të posaçme ka edhe Malisheva për shkak të specifikave.

Por, sipas tij, asnjë qytet i Kosovës nuk është lënë anash në këtë situatë me COVID-19.

Drejtori i IKSHP-së sërish kërkoi nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet në mënyrë që situata me koronavirus të jetë nën kontroll. /Gazeta Sinjali/