Në Kosovë janë shpëtuar jetë njerëzish nga koronavirusi.
Kështu është shprehur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, i cili tha se kjo do të faktohet në ditët e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.
“Duke e mbajtur këtë situatë epidemiologjike nën kontrollë ne kemi shpëtuar jetë të njerëzve të cilat do të maten dhe do të faktohen në ditët në vijim”, tha ai.
Meritën më të madhe për stabilizimin e situatës me pandeminë, Ramadani ua ka atribuar qytetarëve.
Ai theksoi se edhe mbyllja e xhamive dhe kishave ka shpëtuar jetë të njerëzve. /Gazeta Sinjali/