image Ramadani jep detaje për dy rastet në veri: Kishin kontakt me një person pozitiv në Serbi

Kosovë

Konferencë/ Ramadani jep detaje për dy rastet në veri: Kishin kontakt me një person pozitiv në Serbi

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka folur rreth rasteve që u raportuan pozitive me koronavirus në veri të vendit.

Ramadani në një konferencë për media tha se personat në fjalë kanë pasur kontakt me një person pozitiv në Serbi.

“Ne kemi kontaktuar dhe janë dy raste të kontaktit, të cilët faktikisht kanë pasur kontakt me një person pozitiv në Serbi. Këto dy raste janë kontaktuar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike dhe po mbahen nën kontroll pa asnjë problem tjetër”, ka thënë Ramadani./Gazeta Sinjali/