image Ramadani: Fitorja bindëse që na jep qetësi, por jo edhe komoditet

Futboll

Ramadani: Fitorja bindëse që na jep qetësi, por jo edhe komoditet

news image

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, i është gëzuar fitores bindëse me rezultat 4-1 ndaj Connah’s Quay Nomads në kuadër të raundit të dytë të fazës kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Ai ka thënë se të zgjedhurit e tij arritën një triumf që iu jep qetësinë, por jo edhe komoditetin para ndeshjes kthyese që zhvillohet më 29 korrik në udhëtim.

“Fitore bindëse që na jep qetësi, nuk na jep komoditet, por na jep qetësi. E pamë që forca e tyre është vetëm në ndërprerje dhe mendoj që sot me të vërtet analiza doli ashtu siç i kishim paramenduar, siç kishim punuar”.

“Arritëm të shënojmë katër gola për çka i uroj futbollistët për fitoren dhe i falënderohem të gjithë të pranishmëve, sidomos Plisave, të cilët na mbështetën gjatë 90-minutave dhe për këtë rezultat të thellë kanë merita edhe ata”.

“Ndeshjet në Evropë kuptohet që janë më të vështira, vijnë edhe lëndimet, mirëpo të shpresojmë që mos të jetë të rënda që i mban futbollistët gjatë jashtë fushave. Besoj edhe Kryeziu edhe Hoti s’kanë pësuar lëndim të rëndë, por presim dhe shohim”, ka deklaruar trajneri i bardhekaltërve. /Gazeta Sinjali Sporti/