Kryetari i komunës së Prishtinës, ka vizituar njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë në kryeqytet.
Rama tha se janë të përkushtuar për implementimin e një strategjie efikase për qentë në të mirë të qytetarëve.
“Jemi të përkushtuar për implementimin e një strategjie efikase në të mirë të qytetarëve, njëkohësisht duke aplikuar praktika humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së katërputroshëve”, ka shkruar Rama.
Tutje, i pari i kryeqytetit tha se këto pika, janë të vendosura me qëllim për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim.