image Kafshohet nga qentë një grua në Drenas, dërgohet me urgjencë në QKUK
[wp-story id="814678"]

Sociale

Kafshohet nga qentë një grua në Drenas, dërgohet me urgjencë në QKUK

news image

Sulmet e qenve endacakë jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytete tjera janë në rritje. Shumë herë qytetarët e kanë pësuar keq e kanë përfunduar në spitale, siç ka ndodhur edhe sot me një grua në Drenas, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një 45-vjeçare është sulmuar në orët e mëngjesit dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda, për çka është dërguar fillimisht në Emergjencën e Drenasit, e më pas në QKUK.

Rasti ka ndodhur derisa viktima po shkonte në punë, ndërsa është raportuar në Polici nga familjarët e saj.

Kujtojmë se Kosova ballafaqohet me problemin e qenve endacakë tash e sa vjet dhe ende nuk bërë një zgjidhje e përhershme.

/GazetaSinjali/