image Rama uron Kadarenë për titullin që mori nga Franca

Rajon

Rajoni/ Rama uron Kadarenë për titullin që mori nga Franca

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare për titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” të cilin e mori nga Franca, që është titulli më i lart shtetëror.

Rama falënderoi edhe presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili çmoi lart në këtë ditë të parë të dekadës së re një shqiptar që i përket Francës e krejt botës, me plot meritë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ismail Kadare shkruan diku, se “në ndryshim nga pasuritë materiale  që çdo vend i gëzon për vete, vlerat shpirtërore u binden të tjera ligjeve. Nuk ka popull që të krijojë të tilla vetëm për vete”. 

Urdhëri Kombëtar i Legjionit të Nderit, themeluar nga Napoleon Bonaparti më 1802, duket sikur e ka në gjenezën e vet çka shkruan Ismaili mbi  “ligjet e tjera” dhe edhe pse specifikisht frëng, ai urdhër botërisht i  mirënjohur e admiruar, i përket tërë botës. 

Nën ato “ligje”, prej mëse 23 vitesh Franca e ka adoptuar e ngjitur  -shkrimtarin shqiptar në shkallët e shoqërisë prestigjoze kalorsiake të Legjionit të Nderit, ku ajo rradhit ata që më fort respekton në këtë  rruzull. Dhe sot Ismail Kadareja është ngjitur në shkallën e Oficerit të  Madh të këtij urdhëri – kështu ai bëhet pjesë e një rrethi fare të  ngushtë personalitetesh me këtë titull, në mbarë botën.

Më 1802  themeluesi i Legjionit të Nderit, Napoleon Bonaparti, shprehej: “Duhet  krijuar një urdhër që të shenjoje virtutin, nderin dhe heroizmin, një  shquarësi që të shpërblejë bravurën dhe përmbledhë në rrethin e vet, elitën e kombit”. Një urim të përzemërt Ismailit dhe një falenderim Presidentit të Republikës Franceze, i cili çmoi lart në këtë ditë të  parë të dekadës së re një shqiptar që i përket Francë e krejt botës, me  plot meritë./Gazeta Sinjali/