Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 110-vjetorin e Ditës së Flamurit.
Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar edhe për koncertin e sotëm të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.
“Me qytetaren e re të Shqipërisë, Gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë”- shkroi ai.
Dua Lipa ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re shqiptare. Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.
Postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej