image Rama: U arrit marrëveshja, 50 mijë doza të vaksinës Sputnik vijnë brenda 10 ditësh në Shqipëri

Shqipëri

Rama: U arrit marrëveshja, 50 mijë doza të vaksinës Sputnik vijnë brenda 10 ditësh në Shqipëri

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Rusinë për blerjen e 50 mijë dozave të vaksinës Sputnik, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se këto vaksina do të arrijnë brenda 10 ditësh në Shqipëri.

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve”, shkroi ai.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes sonë dhe do ta lëmë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/