image Rama: Të tregojmë sot se përtej partive për ne është Shqipëria

Shqipëri

Rama: Të tregojmë sot se përtej partive për ne është Shqipëria

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e zgjedhjeve ka kërkuar nga qytetarët që të japin shembull që përtej partive dhe ndasive, për të gjithë është Shqipëria, raporton Gazeta Sinjali.

Rama ka thënë që secili duhet ta gëzojë të drejtën e votës pa u trazuar.

“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/