image Rama takohet me Erdogan në Samitin e NATO-s, diskutojnë “veçanërisht për Veriun e Kosovës”

Politikë

Rama takohet me Erdogan në Samitin e NATO-s, diskutojnë “veçanërisht për Veriun e Kosovës”

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bërë të ditur se është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama tha se temë e takimit me të do të jetë situata në rajon me theks Veriu i Kosovës.

“Vilnius, Lituani –  Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Në Vilnius janë mbledhur liderët e shteteve anëtare të NATO-s me temë kryesore Ukrainën.

/GazetaSinjali/