image Rama shoqërohet nga policia federale në Gjermani, Berisha: Kryeministri person problematik në udhëtim

Shqipëri

Rama shoqërohet nga policia federale në Gjermani, Berisha: Kryeministri person problematik në udhëtim

news image

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin se Kryeministri Edi Rama, është shoqëruar nga policia federale në Gjermani, pasi ka refuzuar të vendos maskën mbrojtëse në avion.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky është një skandal i rëndë i Ramës, ndërsa shton se policia e shoqëroi si person problematik në udhëtim.

Berisha ka ndarë dhe lajmin e gazetës gjermane, “Der Spiegel”, dhe reagimin e menjëhershëm që erdhi nga Endri Fuga, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë qeverisë, i cili nuk e mohoi skandalin, por përpiqet ta zbehë atë, duke e cilësuar si ngjarje të kaluar.

“Skandal tjetër i rëndë i Edi Ramës. Shoqërohet nga policia gjermane si person problematik në udhëtim! Revista me e madhe gjermane informon se policia gjermane si kurrë ndonjë herë ndonjë kryeministër shoqëroi Edi Ramën”, ka shkruar Berisha.

/GazetaSinjali/