Kryetari i Prishtinës ka folur sot rreth problemit me qentë endacakë në Prishtinë. Ai tha se qentë duhet të kastrohen, sterilizohen dhe ushqehen, shkruan Sinjali.
Këtë deklaratë ai e ka bërë sot gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësuesit e BE-së, organizata joqeveritare dhe akterë të tjerë profesionalë të fushës mbi strategjinë kornizë për trajtimin e qenve endacakë.
Ai tha se do të krijohet një “Focus Group” dhe të ketë një ndërlidhshmëri të nivelit lokal me atë qendror, me organizatat joqeveritare dhe me ndërkombëtarët.