image Rama publikon pamje nga punimet në Rrugën e Kombit

Shqipëri

Rama publikon pamje nga punimet në Rrugën e Kombit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e së premtes ka nisur duke publikuar pamje nga Rruga e Kombit.

Rama derisa ka publikuar videon nga ku shihen punët që janë bërë aty, ka shkruar se po bëhen punë për ta kthyer Rrugën e Kombit në rrugë me standarde evropiane të sigurisë, mirëmbajtjes, qarkullimit normal në diell e në borë.

“Mirëmëgjes
dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158256583421523