image Rama: Personat e ardhur nga Italia dhe Greqia do të vetizolohen ose do të gjobiten me 5 mijë euro

Rajon

Rajoni/ Rama: Personat e ardhur nga Italia dhe Greqia do të vetizolohen ose do të gjobiten me 5 mijë euro

news image

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar masa ekstreme për vetkarantinimin e qytetarëve, ndërsa për personat që kanë ardhur nga jashtë vendit vetkarantimi është i detyrueshëm.

Sipas kryeministrit, personat që kanë hyrë në vend nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit, duhet të vetkarantinohen urgjentisht. Në të kundërt, Rama tha se nëse këta persona do të kapen në rrugë duke lëvizur, do të gjobiten me 5 mijë euro gjobë, deri në heqjen e të drejtës për të udhëtuar jashtë vendit pa paguar gjobën.

“Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia të vetizolohen. Sot do të dalë në rrugë një formacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake dhe do të organizojnë postblloqe të automjeteve. Do të verifikojnë nëse ka persona që kanë ardhur 14 ditët e fundit nga jashtë. Nga nesër kush kapet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë nëse kapet në rrugë. Mandje do t`i ndalohet të iki në Itali pa paguar gjobën”, ka thënë Rama përmes një video-mesazhi të publikuar.

Rama po ashtu tha për qytetarët e tjerë, që nëse nuk kanë arsye për të dalë nga shtëpia të dalin./Gazeta Sinjali/