image Rama pendohet dhe kërkon ndjesë: S'kam asgjë personale me askënd nga ju, as ju njoh e as nuk e di kush jeni

Rajon

Shqipëri/ Rama pendohet dhe kërkon ndjesë: S’kam asgjë personale me askënd nga ju, as ju njoh e as nuk e di kush jeni

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mesa duket ka reflektuar dhe është penduar për replikat që ka shkëmbyer me qytetarët në profilin e tij në Facebook, ku shpesh kohët e fundit iu është kthyer atyre me batuta që në disa raste janë konsideruar si fyese.

Përmes një postimi në Facebook, Rama kërkon ndjesë publike dhe thotë se nuk ka patur qëllim të ofendojë asnjë.

“Une s’kam kurresesi asgje personale me askend nga ju, as ju njoh e as nuk e di kur jeni prej verteti e kur fallcoprofil, po thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne e fyejne pa frena fare, se perndryshe pse na duhet kjo faqe”, shkruan ndër të tjera Rama teksa u thotë ndjekësve “ma bëni hallall”.

Reagimi i plotë i Ramës:

Miq!

Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia ketu, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju ne kete faqe, qofshin edhe urrejtesit e mi me te medhenj ata qe kundershtoj! Une s’kam kurresesi asgje personale me askend nga ju, as ju njoh e as nuk e di kur jeni prej verteti e kur fallcoprofil, po thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne e fyejne pa frena fare, se perndryshe pse na duhet kjo faqe! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu… Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ai qe kam qene dhe ky qe jam! Ka dhe disa demokratikas te paepur, qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare apo jo?! Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Ne asnje menyre! Debati me terheq shume dhe te ma bejne hallall, kur se kam dot debatin me ata qe demokratikasit e kesaj faqeje votojne, sepse jane pa lidhje te votuarit e tyre, s’kam me ke e bej tjeter me mire se sa me ta direkt debatin politik – meqe ra llafi, po ua them: Jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata  qe ju perfaqesojne ne mexhelis, Grupi 7X7=42 e kam llafin

Nejse, s’po e zgjas me tutje dhe realisht, ndjese edhe demokratikasit me heroik nese e kam bere te ndjehet keq me repliken tim – po prapeseprape s’me rrihet, ç’vlere ka te humbim kohe ketu, nese nuk perplasemi sinqerisht dreqi e mori?!

Perqafime pa parti

sdfwegw34g3g.jpg