image Rama në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

Shqipëri

Rama në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Francës, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.

Nga kryeministria bëjnë të ditur se Rama pasi mori pjesë në ceremoninë e hapjes, ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19, shkruan abcnews.

Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku fokusi do të vendoset mbi sfidat e qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike. /Gazeta Sinjali/