image Rama mesazh Kurtit? “Ballkani i Hapur” do vazhdojë pavarësisht kundërshtive, kush kundërvihet do zhgënjehet

Shqipëri

Rama mesazh Kurtit? “Ballkani i Hapur” do vazhdojë pavarësisht kundërshtive, kush kundërvihet do zhgënjehet

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në konferencën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Rama falënderoi nikoqirët për mirëpritje, duke e vlerësuar si atmosferë pozitive atë në Ohër, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeministri shqiptar tha se Ballkani i hapur lindi si një ide e tre njerëzve, por sot nuk është më ideja vetëm e tyre. Sipas tij, Ballkani i Hapur është i të gjithë njerëzve dhe do të vazhdojë të jetë gjithnjë e me më shumë njerëz.

Mjafton të vish në Ohër me makinë për të parë ndryshimin, ku një tabelë e thjeshtë shkruan Korridor i i Gjelbër i Ballkanit të Hapur që për gjithë ata që transportojnë produktet e punës do të thotë një çlirim i madh, nga muret e rrëzuar dhe nga muret e hapura, për të lëvizur më shpejt e për të mos humbur kohë“, tha kryeministri shqiptar, Rama.

Rama tutje u shpreh se do të ngrihet një grup i përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë, e cila ka pushtuar jo vetëm kontinentin por mbarë botën, kërkon qëndrueshmëri dhe përpjekje sipas kryeministrit.

“Grupi ynë i përbashkët do të fillojë menjëherë nga puna, ndërkohë që ne do të adresojmë përmes stacioneve të tjera të Ballkanit të Hapur, duke filluar nga stacioni i parë në korrik”, vijoi tutje kryeministri Rama.

Rama po ashtu tha se “do të kemi dhe sesionin e sigurisë ushqimore, pastaj sesioni tjetër, samiti i ardhshëm për sigurinë energjitike që do ta bëjmë në Shqipëri. Shqipëria sot është qartësisht një pikë shumë e rëndësishme për rajonin nga pikëpamja e furnizimit me energji“.

Rama përfundoi duke thënë se do të dëshironte të ishin 6 vende në tryezë, por pavarësishtë kësaj, Ballkani i Hapur nuk do të ndalet e sa nuk do të mbyllet.

“Do dëshiroja të ishim 6 dhe dëshiroj të jemi 6 në këtë tryezë. Por pavarësisht kësaj, Ballkani i Hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet dhe kush heziton është i destinuar të humbë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë”, përfundoi i pari i qeverisë shqiptare.

/GazetaSinjali/