image Rama kujton Rugovën, e quan njeri të madh të historisë së Kosovës

Sociale

Rama kujton Rugovën, e quan njeri të madh të historisë së Kosovës

news image

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugova me rastin e 16 vjetorit të vdekjes.

Rama thotë se Rugova ka qenë udhëheqësi më i veçantë ndër liderët më të shquar të historisë së shqiptarëve dhe presidenti i parë i Kosovës së pavarur.

Rama thotë se pavarësisht viteve që kalojnë, kujtesa për veprën e Rugovës vetëm sa shkon e rritet në kujtesën kombëtare të shqiptarëve.

Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar Edi Rama.

/GazetaSinjali/