Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar rreth ndihmës që ka siguruar për 140 familje me ndihmë sociale.
Rama ka bërë të ditur se tashmë i kanë drutë për ngrohje për këto familje, teksa shtoi se javën e ardhshme fillon shpërndarja e tyre.
“Gjithmonë afër familjeve në nevojë. I lumtur që tashmë kemi siguruar drutë për ngrohje për 140 familje me ndihmë sociale. Javën tjetër fillon shpërndarja. Dimri do të na gjejë gati. Drejtoria e Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim.