image Rama i shpreh ngushëllime familjes së 30-vjeçarit që vdiq si pasojë e rënies së lisit, kërkon kujdes të shtuar

Sociale

Rama i shpreh ngushëllime familjes së 30-vjeçarit që vdiq si pasojë e rënies së lisit, kërkon kujdes të shtuar

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për 30-vjeçarin që ndërroi jetë pasi e zuri lisi në Prishtinë për shkak të erërave të forta.

Rama u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, teksa ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në ditët në vijim.

“Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.”, ka shkruar Rama në Facebook.

/GazetaSinjali/