image Rama i shkon në shtëpi Sarkozyt, këshillohet me të për sfidat e Shqipërisë

Shqipëri

Rama i shkon në shtëpi Sarkozyt, këshillohet me të për sfidat e Shqipërisë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi me ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy.

Rama thotë se ka shkuar në shtëpinë e ish-presidentit të Francës, nga i cili ka pranuar këshilla për sfidat e Shqipërisë.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit evropian”, shkroi Rama mbi këto fotografi./Gazeta Sinjali/