image Rama i reagon Vuçiqit: Hartë leshi që u nxor nga shoku në Beograd - Sinjali

Rama i reagon Vuçiqit: Hartë leshi që u nxor nga shoku në Beograd

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Postimi ngjalli menjëherë reagim në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë një fushatë për heqjen e saj nga Instagrami.

Për këtë të fundit, Rama thotë se ajo është “një hartë leshi, nga shoku i Beogradit”.

“U vonua pak por më mirë kështu se ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla në Facebobok, ne jemi një, e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashmen ne jemi një”, tha Rama në një prononcim para mediave.  /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: