image Rama ia kthen kurrizin Fevziut dhe flet me publikun: Si keni qenë?

Shqipëri

Rama ia kthen kurrizin Fevziut dhe flet me publikun: Si keni qenë?

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gjatë kohës sa Fevziu pyeste për problematikat rreth inceneratorëve, kryeministri ia ka kthyer shpinën gazetarit, teksa ky i fundit insistonte për përgjigje.

Inceneratorët janë hetuar gjerësisht nga SPAK duke rezoltuar me arrestimin e ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Ministrie dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, si dhe disa persona të tjerë.

Drejtuesi i emisionin Blendi Fevziu ka publikuar shifrat që qeveria ka shpenzuar për inceneratorët.

Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili e injoronte Fevziun teksa bisedonte me publikun në sallë.

/GazetaSinjali/