image Rama: Është rritur sërish çmimi i karburantit në bursë, gjëra që ne nuk i frenojmë dot

Shqipëri

Rama: Është rritur sërish çmimi i karburantit në bursë, gjëra që ne nuk i frenojmë dot

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, i kanë inspektuar nga afër çmimet në një furrë buke.

Rama është shprehur se çmimet duhet të jenë të atilla sa bizneset të mos shfrytëzojnë rastin për të rritur çmimet edhe më shumë.

Gjithashtu, kryeministri tha se është rritur çmimi i karburantit sërish në bursë dhe këto janë gjëra që nuk frenohen dot.

“Kjo është një fazë vështirësie për të gjithë, jemi pak në atë frymën negative anti-kapitaliste në këto momente, por nga ana tjetër duhen mirëkuptuar dhe njerëzit që kanë gjithë këtë stres. Çmimet duhet të jenë të tilla, por jo për të shfrytëzuar rastin për të rritur çmimet. Është rritur sërish çmimi i karburantit në bursë. Këto janë gjëra që ne nuk i frenojmë dot”.

Të ju rrisim taksat në këtë fazë është diçka që nuk duam ta bëjmë dhe kemi marrë përsipër që në biznesin e vogël të ketë zero taksa. Ne nuk duam në asnjë mënyrë që kriza të reflektohet në biznesin e vogël. Ajo që kërkojmë ne është që njerëzit kur blejnë, të mos ketë hile”, ka thënë Rama, raporton TVKlan.

/GazetaSinjali/