image Rama e Vuçiç takohen në OKB, presidenti serb hedh foton: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

Politikë

Rama e Vuçiç takohen në OKB, presidenti serb hedh foton: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

news image

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç janë takuar përpara hapjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York.

Ka qenë presidenti serb ai që ka shkuar në rrjete sociale për takimin e shkurtër me Ramën ndërsa ka publikuar edhe një foto me kreun e qeverisë shqiptare, përcjell Sinjali.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për  këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij në Instagram.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

/GazetaSinjali/