image Rama: Do t'i heqim të gjithë qentë endacakë prej rrugëve

Sociale

Rama: Do t’i heqim të gjithë qentë endacakë prej rrugëve

news image

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpalosur disa detaje të reja për vendimin më të ri të kryeqytetit rreth trajtimit të qenve endacakë.

Ai ka thënë se aksioni për largimin e qenve endacakë do të vazhdojë çdo ditë, deri sa t’i largojnë të gjithë qentë endacakë nga rrugët.

“Largimi i qenve endacakë do të vazhdojë çdo ditë, deri sa të heqim të gjithë qentë endacakë prej rrugëve. Paralelisht, me aksionin për largimin e qenve, unë kam marrë një vendim për subvencion të të gjithëve që strehojnë qenë endacakë. Çdo strehimore, operator ekonomik ose qytetar që strehon një qen endacak, do të merr 50 euro në muaj subvencion” tha Rama.

I pari i kryeqytetit shtoi se të gjithë qentë që janë të vendosur nëpër strehimore mund të adoptohen.

“Ndarja e kësaj shume është e domosdoshme për të strehuar qentë në mënyrë humane dhe për të mbuluar shpenzimet e ushqimit dhe kushtet higjienike” shtoi Rama.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë edhe në largimin e rrezikut në rrugë për qytetarët, sidomos rrezikut që i kanosë fëmijët.

Siguri për të gjithë dhe trajtim human për qentë endacak.#kryeqyteti

Posted by Perparim Rama on Tuesday, June 20, 2023

/GazetaSinjali/