image Rama: Do t’i drejtohem personalisht Këshillit të Evropës, raporti i Dick Marty ishte i pabazuar për të akuzuarit në Hagë - Sinjali

Rama: Do t’i drejtohem personalisht Këshillit të Evropës, raporti i Dick Marty ishte i pabazuar për të akuzuarit në Hagë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se është duke planifikuar që të shkojë dhe t’i shpalos faktet para Këshillit të Evropës, se Gjykata Speciale e cila ishte themeluar për t’iu përgjigjur akuzave të Dick Marty-t, nuk ka asgjë të tillë në aktakuzat e pretenduara nga raporti i këtij të fundit, i cili ishte i mbështetur nga propaganda ruse

Rama, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai, është duke e përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë, të cilën më pas do t’a dërgojë para Këshillit të Evropës.

Rama ka konstatuar se situata është shumë shqetësuese sepse sipas tij, Gjykata Speciale ishte themeluar më qëllimin e që t’iu përgjigjet akuzave të Dick  Marty dhe aty nuk ka asgjë të bëjë më ato akuza apo me trafikim organesh.

Ai ka thënë se Këshill i Evropës(KiE), ka qenë i ndikuar nga propaganda ruse.

“Unë do të shkoj personalisht në Strasburg për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës (KiE), pasi raporti i Dick Marty ishte i pabazuar për të akuzuarit në Hagë”, ka thënë Rama.

Tutje, Rama ka thënë se këtë do të bëjë pasi Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit, përsëri kishte përmendur trafikim organesh.

Ndërsa “në aktakuzën  për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka asnjë fakt me atë që kishte pretenduar raporti i Dick Marty-t”.

Sipas tij, kjo çështje meriton vëmendje, dhe nëse dikush nuk dëshiron të përgjigjet të paktën bota duhet ta dëgjojë se ai raport ishte i pabazuar dhe gjykata nuk e ka asnjë aktakuzë për trafikim organesh.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin