image Rama: Do pyesim Bidenin e Johnsonin pse Gjykata Speciale u ngrit bazuar në ‘Shtëpinë e Verdhë’, e s’doli gjë nga ajo? - Sinjali

Rama: Do pyesim Bidenin e Johnsonin pse Gjykata Speciale u ngrit bazuar në ‘Shtëpinë e Verdhë’, e s’doli gjë nga ajo?

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në ceremoninë e prezantimit të librit të deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Libri i titulluar “Përplasja e Madhe”, ka bërë të parin e Shqipërisë që të nxjerr një pasazh ku thuhet se “lufta e tanishme ia hapi sytë politikës evropiane duke ia ndryshuar rrënjësisht qëndrimin për Rusinë. Humbja e saj në Ukrainë do ta ndryshojë pozitivisht situatën në Ballkan”.

Sipas Ramës, një element i vlefshëm për ta kuptuar gjyqin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, është sot një arsye e fortë për Perëndimin që të ndalet e të reflektoj se çfarë ka bërë me Gjykatën Speciale dhe, sipas tij, a është ajo gjykatë në dorën e Putinit dhe Moskës.

Tutje, kreu shqiptar tha se Kosova për Putinin dhe Rusinë është peng jo në solidaritet apo për hir të Serbisë, por për një qëllim më të madh që sot sipas tij, shfaqet me sulmin ndaj Ukrainës, si një problem i hapur ndaj rendit botëror dhe ndaj ligjit ndërkombëtar.

“Më shumë sesa një herë Putin, e ka përsëritur që ajo që ka bërë NATO në Kosovë është e pajustifikueshme dhe më shumë sesa një herë ai ka lënë të kuptohet se erdhi koha që “atë që keni bërë ju, ta provoni tani me atë që po e bëjmë ne”. Tek fabrika e gënjeshtrave, gënjeshtra më e madhe është ajo për UÇK-në”, është shprehur Rama.

Ai tha se gënjeshtra për UÇK-në nuk ka filluar me Gjykatën Speciale por shumë kohë më parë dhe për qëllim, sipas Ramës, ka pasur diskreditimin e UÇK-së duke e çuar deri në arrestimin, siç tha ai, të një presidenti në detyrë pa akuzë dhe mbajtjen në burg pa akuzë.

Rama më tej përmendi edhe të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” mbi të cilën ish-raportuesi i Parlamentit Evropian formoi Gjykatën Speciale.

Ai tha se surpriza më e madhe që duhet t’i bëjë të reflektojë shumë miq, që nga ShBA-të e deri tek miqtë Perëndimor është pikërisht “Shtëpia e Verdhë” dhe Gjykata Speciale.

Në fund, Rama dhe se sot, shqiptarëve u takon që të mos e pranojnë këtë farsë me ish-presidentin Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi e Vesli e ish-deputetin Selimi.

“Le të bëjë gjyq me fakte dhe me prova, ne nuk kemi punë me këtë pjesë por kemi punë me korpusin politik që i dha jetë kësaj gjykate. Ne jemi shumë të vegjël për t’i kërkuar ShBA-së që të reflektojnë, por për hir të vërtetës Shtëpia e Bardhë duhet të reflektoj për këtë çështje”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin