image Kujdes: Brenda një dite raportohen tri raste të falsifikimit të parasë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Kujdes: Brenda një dite raportohen tri raste të falsifikimit të parasë

news image

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë iniciuar tri traste të falsifikimit të parasë në Gjakovë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rasti i parë është denoncuar nga një punëtor i një banke në Gjakovë, i cili ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë të 20 eurove, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

E rreth 500 euro të ndara në disa kartëmonedha e monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, janë deponuar edhe në një bankë tjetër në komunën e Fushë Kosovës.

Kjo është zbuluar gjatë numërimit dhe verifikimit të parave të deponuara dhe më pas në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar edhe punëtori i bankës, teksa paratë janë sekuestruar.

Një rast i njëjtë ndodhi edhe në Prishtinë, ku zyrtarja e një banke ka raportuar në Polici se një grua ka deponuar para në vlerë të 50 eurove. Sipas saj, kartëmonedha dyshohet të jetë e falsifikuar.

Të gjitha mjetet financiare të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, janë konfiskuar nga organet e hetuesisë për ekzaminime të mëtutjeshme.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

/GazetaSinjali/