Shëndeti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është përkeqësuar ditëve të fundit. Ai ka qëndruar për dy ditë me radhë në spitalin ushtarak në Serbi pas problemeve me zemër. Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, ka treguar për media gjatë mbrëmjes së djeshme se Vuçiq ka dalë nga spitali dhe se gjendja e tij është përmirësuar.
Ajo ka deklaruar se një numër i madh i liderëve botëror janë interesuar për gjendjen e Vuçiqit. Ndër të tjerash, nga zyra e presidentit serb thonë se Vuçiq ka pranuar edhe një telefonatë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Presidenti pranoi një numër të madh mesazhesh nga presidentët e botës Macron, Anegla Merkel, Kryeministri i Shqipërisë, Borut Pahor, Dodik”, ka deklaruar këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviq
Ajo, po ashtu, ka thënë se presidenti i Francës, Emanuel Makron, dhe kancelaria gjermane Angela Merkel, janë shqetësuar për gjendjen e Vuçiqit.
Kujtojmë se të shtunën u raportua se Vuçiq u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemër. Nuk është sqaruar ende saktë se çfarë ka ndodhur me presidentin e Serbisë. /Gazeta Sinjali/