image Rama: Basha president, po aq mundësi sa Berisha të fitojë ‘Oscar’

Shqipëri

Rama: Basha president, po aq mundësi sa Berisha të fitojë ‘Oscar’

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se Partia Socialiste, përmes grupit të autorizuar, ka nisur diskutimet me forcat e tjera politike për emrin e presidentit të ri të Republikës.

Në një prononcim pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së PS, Rama u pyet nëse një nga këta emra mund të jetë edhe Lulzim Basha, sikurse përflitet së fundmi.

Kryeministri e mohoi një gjë të tillë.

Kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatuar nga Kryesia e PS për të hapur kanal komunikim me forca, grupe, individë në Parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër e cila është një anë me copa dhe me çika, por këtë nuk e kemi zgjedhur ne.

Dhe ne ndërkohë kemi hapur proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat për të zgjedhur Presidentin dhe nuk varet nga votat e të tjerëve kështu që dhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë një president normal.

Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin OSCAR”, u shpreh kryeministri, raporton TV Klan.

/GazetaSinjali/