image Rakiq: Do t'i punësojmë më shumë se 1 mijë serbë në Kosovë

Kosovë

Zgjedhjet/ Rakiq: Do t’i punësojmë më shumë se 1 mijë serbë në Kosovë

news image

Të gjitha veprimet e Prishtinës, që gjatë fushatës zgjedhore përpiqet të parandalojë që zyrtarët e Beogradit t’u drejtohen qytetarëve në Kosovë dhe shumë të tjerë që mbesin të paregjistruar, synojnë t`u bëjnë presion serbëve para zgjedhjeve për të zvogëluar numrin e votave për Listën Serbe.

Kështu tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe sipas të cilit “një gjë e tillë do t`ua mundësonte të preferuarve të shqiptarëve që të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës”.

Ai në një intervistë për “Veçernje Novosti”  njoftoi krijimin e më shumë se 1.000 vendeve të reja të punës për mbijetesën e të rinjve serbë në Kosovë duke theksuar se qëllimi kryesor i Listës Serbe është mbijetesa e popullit serb në Kosovë.

“Para së gjithash, ne presim që zgjedhjet e 6 tetorit të jenë një festë e unitetit, bashkimit dhe vendosmërisë serbe për të mbijetuar dhe mbetur në Kosovën tonë dhe Metohinë. Lista Serbe është e vetmja garanci e mbajtjes së kordonit të kërthizës midis Beogradit dhe serbëve në Kosovë”, shtoi kryetari i Listës Serbe.

Ai theksoi se “falë politikave të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Serbia ka siguruar më shumë se 1.000 vende pune në institucione të Kosovëd, shëndetësi, arsim, vetëqeverisje lokale, sektorë të kulturës dhe të tjerë.

Rakiq deklaroi se “për shkak të vendimit të Prishtinës për të hequr të drejtën e votës për serbët që nuk kanë dokument më shumë se 4.000 serbëve të Kosovës do t`u pamundësohet votimi”.