Tashmë janë bërë dhjetë ditë që kur Rusia ka filluar luftën kundër Ukrainës, e ku janë bombarduar ndërtesa të shumta.
Po ashtu, shumë civilë ukrainas kanë mbetur të vdekur nga këto sulme, raporton Gazeta Sinjali.
Tani janë publikuar edhe disa pamje të tjera, ku shihen raketat ruse që kanë goditur disa shtëpi të civilëve ukrainas.
Po ashtu, sot u ndalua edhe evakuimi i qytetarëve nga autoritetet ukrainase pasi që u tha se Rusia nuk po e respekton armëpushimin.