image Raketa hipersonike që përdori Rusia mund të arrijë për më pak se 10 minuta në Bruksel

Botë

Raketa hipersonike që përdori Rusia mund të arrijë për më pak se 10 minuta në Bruksel

news image

Rusia raportohet se të shtunën ka goditur me raketa hipersonike Ukrainën, duke bërë që kjo të jetë hera e parë që këto armatime përdoren në luftime.

Arma hipersonike e quajtur ‘Kinzhal’ u përdor për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore dhe kjo raketë ka një rreze veprimi rreth 2 mijë kilometra, shpejtësi maksimale deri në 12 mijë e 350 km/orë e me një peshë deri në 4 mijë e 300 kg.

Nëse ajo niset nga kufiri më perëndimor i Rusisë, me një rreze veprimi prej 2 mijë kilometra e me shpejtësi 12 mijë e 350 km/orë ajo mund të arrijë në qendrën e NATO-s, Bruksel, për më pak 10 minuta.

‘Kanzhel-i’ rus, raketa supersonike ka një gjatësi prej 8 metrave ndërsa diametri i saj është një metër, por siç raporton Independent, rusët po bëjnë deklarata mashtruese rreth kësaj rakete, duke e quajtur si supersonike, sepse pothuajse të gjitha raketat balistike arrijnë shpejtësi deri në 5 Mach (6 mijë e 125 km/orë).

Disa burime thanë për CNN se bombardimi me raketa hipersonike u bë më tepër për të testuar armën e re dhe për t’i treguar Perëndimit kapacitetet ushtarake të Rusisë.

Ndryshe përdorimin e këtyre armëve për herë të parë në një luftë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët thonë se kanë mundur të gjurmojnë goditjet teksa ndodhnin.

/GazetaSinjali/