image Raka: Mos shkoni në vizita te familjarët, virusi mund të përhapet edhe nga ata që nuk kanë simptoma - Sinjali

Pandemia/ Raka: Mos shkoni në vizita te familjarët, virusi mund të përhapet edhe nga ata që nuk kanë simptoma

news image

Mikrobiologu Lul Raka, ka bërë sërish apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi që mund të jenë të infektuar me COVID-19, por që nuk kanë simptoma dhe kështu mund të infektojnë njerëzit tjerë.

Ai ka thënë se 25% e të infektuarve me COVID-19 nuk paraqesin fare shenja të sëmundjes.

“Dilni jashtë vetëm për të blerë bukë, ushqim, barna dhe për të shkuar në punë (nëse jeni duke punuar në shërbimet publike vitale). Nëse keni dalur jashtë, mbani distancën prej së paku 2 metra nga çdokush që ju afrohet. Pastroni duart me ujë e sapun posa të vini në shtëpi. Mos shkoni në vizita te familjarët e as te miqtë. 25 % e njerëzve të infektuar me koronavirus nuk kanë fare shenja as simptoma të sëmundjes. Edhe ti mund të jesh njëri nga to, ose mund të jetë personi me të cilin po qëndroni tani. Rri n’shpi”, ka shkruar Raka në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: