image RAI: Buldozerë në mes të natës kundër Teatrit; italianë, a duhet t’i besojmë Edi Ramës?

Rajon

Raportimi/ RAI: Buldozerë në mes të natës kundër Teatrit; italianë, a duhet t’i besojmë Edi Ramës?

news image

Edi Rama që nuk e prisnit të ishte. Jo kampioni i solidaritetit midis popujve që mallëngjeu botën duke na dërguar mjekë dhe infermierë në emrin e fjalëve: ‘Të mos harrojmë Italinë që na ndihmoi “. Por edhe regjisori aspak i fshehtë i operacionit të forcave policore, që sonte lejuan prishjen e kompleksit që strehon Teatrin Kombëtar të Tiranës, shkrun Rai.

Kur rreth orës 4:30 buldozerët e Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit filluan ta rrënojnë atë, sipas dëshmive të ndryshme, artistë dhe politikanë që kishin zënë strukturën për ditë të tëra duke u përpjekur për të shmangur shkatërrimin, ishin akoma te mbledhur në teatër. Aktet e fundit të një proteste prej 26 muajsh. Shumë persona u arrestuan dhe u dërguan në komisariat, të marrë nga oficerët e veshur me të zeza nga koka te këmbët. Keto janë forcat speciale shqiptare. Shumë e ndryshme nga bluzat e bardha që ndihmuan italianët.

“Ju keni vetëm imazhin e Edi Ramës të përcjellë nga media ndërkombëtare, të cilat i kushtojnë vëmendje Shqipërisë herë pas here dhe më saktë në mënyrë siperfaqesore. Por, Edi Rama që njohim është ndryshe. Ose të paktën, me kalimin e viteve është bërë gjithnjë e më shumë autoritar. Deri më tani, deri në shkeljen e ashpër të lirive civile të njerëzve dhe të drejtat politike të kundërshtarëve, “shpjegon një anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Zotëria kërkon të mbetet anonim. A është akti i fundit i Teatrit Kombëtar një pamje e trishtuar për demokracinë në Shqipëri? “Panorama e fundit e Shqipërisë së së kaluarës u zhduk. Një vepër që për ne kishte një vlerë të paçmuar historike. Por ne jemi edhe më të shqetësuar se të drejtat tona do të kenë të njëjtin përfundim”, përgjigjet bashkëbiseduesi.

Teatri Kombëtar u ndërtua në vitin 1939 si Rrethi Kulturor “Skënderbej”, i dizajnuar nga arkitekti italian Giulio Berte, i njëjtë me Ponte Flaminio. Pasqyron një stil racionalist, afër pikturës metafizike të Giorgio De Chirico. Montanelli foli për të si “një vepër monumentale për Shqipërinë”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Edi Rama duan ta shndërrojnë atë në një teatër modern, i cili do të përfshinte një kompleks ndërtesash tregtare dhe banimi. Por nuk është thjesht biznesi shqetësimi kryesor. “Me Enver Hoxhën në Teatër u paraqitën veprat e këndshme për regjimin, por edhe ato tekste ndërkombëtare që i shpëtuan censurës. Kjo është arsyeja pse qytetarët e Tiranës e jetuan atë si një hapësirë lirie.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ishte kërkuar për prishjen e tij. Qeveria mund  të priste, por në vend të kësaj e ngriti dorën në mes të natës, akti i fundit në një seri shkeljesh të kryera edhe në bazë të legjislacionit special të miratuar për t’u marrë me emergjencën e Covidit, njerzit u morën me dhunë.

Jo vetëm politikanët, artistët, intelektualët dhe gazetarët. Të gjithë u trajtuan si kriminelë. Ngjarja nuk e ushqeu jehonën që meritonte. Mund të krijojë një siklet për Partinë Demokratike Italiane, dhe madje edhe për qeverinë, e cila e konsideron Ramën një drejtues “miqësor “. “Ai është lideri i Partisë Socialiste shqiptare, edhe nëse pëlqehet në mënyrë transversale nga partitë politike të vendit tuaj. Miq italianë,  informohuni duke parë këto imazhe dhe na thoni nëse Edi Rama e meriton këtë konsideratë”. /Gazeta Sinjali/