image Ambasadori gjerman nuk e kupton pse u shemb Teatri Kombëtar në Tiranë

Rajon

Reagim/ Ambasadori gjerman nuk e kupton pse u shemb Teatri Kombëtar në Tiranë

news image

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai deklaron se shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar është për të e vështirë për t’u kuptuar dhe iu bën thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.

Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:

Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme.

Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje. /Gazeta Sinjali/