image Albin Kurti reagon për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Kosovë

Shkrim/ Albin Kurti reagon për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka reaguar ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke thënë se kjo shembje ka të bëjë me interesat e disave.

Kurti me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se i përkrah të gjithë artistët dhe qyetarët në Tiranë të cilët deri më tani kanë mbrojtur Teatrin Kombëtar në Tiranë.

“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave. I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca”, ka shkruar Kurti./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/873266549839897?xts%5B0%5D=68.ARCf62b12NeTIGIXRCMWdNd2JBbzP24C194byZxVKn-rMjfixYRrkdqBu5qHuQ-6p0bZFTDgqYy7i4Z6oY7eF_2h_r2T0auBdRJvzB9nwJWWhh8SIknhPjBX08jbGNsI0zfOfvTDfSf2vfaMh6j2o4jDTYdu28KgT6nt5WfC0Uh01dYemVUFtvu7YbEY_m5zVqbXBHWCdOWS13gASw9mSd3lo96s7ZdY8H4X6qs9pGsXq0km6YMH0IO6qj2ucOtPT-uFYIcFRniDJUh84Zzl6zRKHifLXrnr2mmQOi3GC1PpgGPRnSoqacPe2X3MBeGSV5Imq7IPU-pwVJ9zpiU&tn=-R