image Gazetarja publikon fotot e të birit të gjakosur: E rrahën se donte të mbronte një vlerë kombëtare

Rajon

Shqipëri/ Gazetarja publikon fotot e të birit të gjakosur: E rrahën se donte të mbronte një vlerë kombëtare

news image

Ka qëndruar 9 orë në ankth gazetarja Kozeta Zavalani, pasi djalin e saj e kishin shoqëruar në komisariat si pjesëmarrës në tubime të paligjshme.

Në momentin që e liruan, djali i gazetares ka qenë me dëmtime në vesh dhe në sy, kokë e kudo në trup.

Gazetarja thotë se djali i saj u arrestua vetëm se donte të mbronte një vlerë kombëtare, ndërsa dhuna e ushtruar ndaj tij është e pajustifikueshme.

“Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale tim bir, Mend Zavalani, që mban emrin e paraardhësit e patriotit Menduh Zavalani e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje. Krimi: qendrimi në mbrojtje të Teatrit…Tani është I traumatizuar, me veshin e çarë, që ia qepën në spital, me hematoma në sy, kokë e kudo në trup, pasi ka qendruar 9 orë në paraburgim dhe u lirua me detyrim paraqitjeje si pjesëmarrës I tubimeve të paligjshme…arkitekti që nuk donte veçse të mbronte një vlerë kombëtare”, shkruan gazetarja Kozeta Zavalani. /Gazeta Sinjali/