image Rahoveci mposht Trepçën dhe merr pozitën e liderit në tabelë

Basketboll

Rahoveci mposht Trepçën dhe merr pozitën e liderit në tabelë

news image

KB Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sportiv.

‘Vreshtarët’ kanë shënuar fitore në udhëtim te Trepça, duke marrë kështu edhe pozitën e liderit në tabelë.

Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë ka përfunduar me rezultatin 67-81.

Isaiah Traylor shkëlqeu në fitoren e mysafirëve me 25 pikë, teksa Marvin Jones shtoi 19 dhe Alban Veseli 17 të tjera.

Kurse, te Trepça më i dalluari ishte Erving Robert me 25 pikë, teksa nga 11 pikë shënuan edhe Staphon Javonnie dhe Dillon Tremaine.

Rahoveci tani ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e parë, ndërsa Trepça renditet e fundit me 15 pikë. /Sinjali Sportiv/.