image Rahimaj: Nesër do t'i suspendoj nga detyra zyrtarët që u arrestuan sot

Politikë

Rahimaj: Nesër do t’i suspendoj nga detyra zyrtarët që u arrestuan sot

news image

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e arrestimit të tre zyrtarëve të kësaj komune, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës në një tender mbi 35 mijë eurosh, raporton Gazeta Sinjali.

Para gazetarëve, Rahimaj, paralajmëroi se nesër në mëngjes do t’i suspendojë të tre zyrtarët e arrestuar.

I pari i Kamenicës, i cili tha se si komunë e kanë shtyrë përpara këtë lëndë te organet e drejtësisë, paralajmëroi se shumë shpejt do të dërgojnë edhe kallxime të tjera penale, për keqpërdorimet të cilat thotë se janë bërë gjatë qeverisjes së PSD-së në këtë komunë.

“Më datë 27 janar të vitit 2022 në Agjencinë kundër Korrupsionit kemi dorëzuar një kontroll të bazuar në dyshim për mospërmbushje të kontratës nga kompania në dyshime për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa sot në Prokurorinë e Shtetit kemi dorëzuar kallëzim penal”, tha ai para gazetarëve. /GazetaSinjali/