image Radhë të gjata të qytetarëve për të marrë një vulë apostile, nuk respektohet distanca

Kosovë

Radhë të gjata të qytetarëve për të marrë një vulë apostile, nuk respektohet distanca

news image

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta rrezikojnë shëndetin e tyre për të kryer një shërbim qoftë në institucione publike apo edhe private.

Në një fotografi të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihen shumë duke pritur në rend për të marrë një vulë apostile verifikuese të cilët nuk mbajnë distancë.

Përveç distancës, në fotografi vërehet qartë që as maskat nuk i kanë të vendosura në mënyrën e duhur, pra nuk e kanë hundën dhe gojën të mbuluar. /Gazeta Sinjali/